Ndërlidhjet

Dzhemilev thotë se djali i tij po mbahet peng


Mustafa Dzhemilev
Mustafa Dzhemilev
Udhëheqësi i tatarëve krimeanë, Mustafa Dzhemilev, ka thënë se autoritetet në Krimenë e aneksuar nga Rusia janë duke mbajtur “peng” djalin e tij.

Khaiser Dzhemilev po mbahet në paraburgim në Krime prejse është arrestuar në maj të vitit 2013, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje një mik të tij.

Autoritetet e Krimesë kanë rihapur hetimet pasi Rusia ka aneksuar këtë rajon në muajin mars.

Mustafa Dzhemilev, i cili ka kundërshtuar fuqishëm aneksimin, ka thënë se rasti i djalit të tij po përdoret nga Kremlini për të bërë presion mbi të.

Ai ka thënë se do ta çojë rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeirut nëse djali i tij, shtetas i Ukrainës, gjykohet sipas ligjit rus.
XS
SM
MD
LG