Ndërlidhjet

Libia do dorëzimin e të dyshuarit për sulmin në Bengazi


Libi
Libi
Qeveria e Libisë ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të dorëzojnë një të dyshuar për sulmin e vitit 2012 në konusllatën e SHBA-së në Bengazi.

Nga ky sulm kanë humbur jetën katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stevens.

Ministri libian i Drejtësisë, Salah al-Marghani, ka thënë se gjyqësori i vendit të tij ka lëshuar një urdhër-arrest për Ahmed Abu Khatallah, porse nuk ka qenë në gjendje të veprojë për shkak të situatës së paqëndrueshme të sigurisë në vend.

Al-Marghani ka thënë se Khatallah duhet të gjykohet në Libi.

Forcat amerikane të sigurisë e kanë kapur atë më 15 qershor në Bengazi dhe e kanë çuar në një anije detare amerikane në Detin Mesdhe.
XS
SM
MD
LG