Ndërlidhjet

Boehner kundërshton bashkëpunimin me Iranin


John Boehner
John Boehner
Kryetari i Dhomës së Përaqësuesve të SHBA-së, John Bohener, ka thënë se kundërshton bashkëpunimin me Iranin për të ndaluar avancimin e militantëve islamikë në Irak.

“Vetëm mund të imagjinoj se çfarë do të thoshin miqtë tanë në rajon, aleatët tanë, në një kohë kur ata vazhdojnë të paguajnë për terrorizmin”, ka thënë ai.

Boehner i ka bërë këto komente disa orë pasi ai dhe kongresistë të tjerë të takojnë presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar situatën në Irak.

Militantët islamikë kanë marrë javën e kaluar kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Irakut, Mosul, dhe të Tikritit, po ashtu qytet i rëndësishëm.

Ata kanë kërcënuar se do t’ia mësyjnë Bagdadit.
XS
SM
MD
LG