Ndërlidhjet

Obama takon liderët e Kongresit, temë Iraku


Uashington

Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka takuar udhëheqësit e Kongresit për të diskutuar situatën në Irak, ku militantët islamikë kanë marrë kontrollin e disa qyteteve kryesore.

Obama ka takuar liderin e shumicës në Senat, Harry Reid, liderin e pakicës në Senat, Mitch McConnel, kryesuesin e Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, dhe lideren e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti i ka përditësuar ata me situatën dhe ka rishikuar “opsionet për rritjen e ndihmës”.
XS
SM
MD
LG