Ndërlidhjet

Kërkohet zhvendosja e gjyqit të Tsarnaevit


Dzhokhar Tsarnaev
Dzhokhar Tsarnaev
Avokatët e sulmuesit të dyshuar të Maratonës së Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, kanë kërkuar që gjyqi i tij i ardhshëm të zhvendoset në Uashington.

Ata kanë thënë se shumë banorë të Bostonit kanë marrë pjesë në maratonë, saqë do të ishte pothuajse e pamundur që të zgjidhet një juri e paanshme.

Tsarnaev është njëri nga vëllezërit çeçenë, të akuzuar për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e mbi 260 të tjerëve gjatë maratonës së vitit 2013.

Vëllai i tij, Tamerlan, është vrarë në të shtënat me policinë, disa orë pas sulmeve.
XS
SM
MD
LG