Ndërlidhjet

Rritet numri i australianëve që luftojnë në Irak e Siri


Irak

Irak

Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop, ka thënë se ka shqetësime për numrin në rritje të shtetasve australianë që luftojnë me militantët radikalë sunitë në Irak dhe Siri.

Bishop u ka thënë mediave australiane se, bazuar në raportet e inteligjencës, bëhet fjalë për rreth 150 australianë.

Ajo ka thënë se ka anuluar pasaportat e shumë australianëve, për të cilët forcat e sigurisë kanë pasur dyshime se mund t’iu bashkohen ekstremistëve në Siri dhe Irak dhe se mund të paraqesin kërcënim të sigurisë për Australinë pasi që të kthehen.

Australia nuk ka marrë kërkesë për ndihmë ushtarake nga Iraku apo Shtetet e Bashkuara, por ka hedhur poshtë mundësinë që të dërgojë sërish trupa luftarake në Irak.
XS
SM
MD
LG