Ndërlidhjet

Një roje e Auschwitzit arrestohet në SHBA


Auschwitz, Poloni
Auschwitz, Poloni
Një 89-vjeçar, i akuzuar për ndihmë dhe inkurajim të vrasjes së qindra mijëra hebrenjve, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara.

Johann Breyer po mbahet në Pensilvani, pasi Gjermania ka lëshuar urdhër për arrestimin e tij, pas gjetjes së provave të reja.

Ai ka thënë se ka qenë roje në Auschwitz dhe se nuk ka pasur të bëjë me vdekjet.

Breyer, i lindur në Çekosllovaki, ka emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1952.
XS
SM
MD
LG