Ndërlidhjet

logo-print

Mbreti i Spanjës dorëzoi fronin


Juan Carlos

Juan Carlos

Felipe i Spanjës ka aderuar në fronin mbretëror, pas dorëheqjes së babait të tij, Juan Carlos.

Ky i fundit ka ndihmuar vendosjen e demokracisë në Spanjë, pas vdekjes së diktatorit Franco më 1975, por, së fundmi, reputacioni i tij është dëmtuar me skandale.

Imazhi i tij ka pësuar kur ka shkuar në një gjueti luksoze të elefantëve në Afrikë, në kohën kur Spanja ishte në pikun e recesionit. Vajza e tij, Cristina, është përballur po ashtu me akuza për mashtrim me taksa.

Dorëzimi i fronit është bërë në mesnatë, ndërsa mbreti i ri do të betohet sot para Parlamentit.
XS
SM
MD
LG