Ndërlidhjet

logo-print

SHBA diskuton për aksionet eventuale në Irak


Uashington

Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka takuar përfaqësues të Kongresit për të diskutuar aksionet e mundshme ushtarake kundër kryengritësve sunitë në Irak.

Uashingtoni është duke konsideruar sulmet ajrore ose sulmet me aeroplanë pa ekuipazh, në përgjigje të kërkesës së Irakut për ndihmë, por ai ka përjashtuar vendosjen e trupave tokësore.

Liderja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka thënë pas takimit se Obama nuk ka nevojë për autoritet të mëtejshëm legjislativ për të ndihmuar Irakun, por nuk ka specifikuar se cilat opsione kanë qenë në diskutim.

Megjithatë, gazeta New York Times ka cituar zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të kenë thënë se Obama nuk e ka përjashtuar mundësinë e votës në Kongres.
XS
SM
MD
LG