Ndërlidhjet

Luftime të reja në lindje të Ukrainës


Aktivist pro-rus në Ukrainë

Aktivist pro-rus në Ukrainë

Raportet flasin për luftime të reja midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në qytetin Krasny Liman, në lindje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Vladislav Seleznyov, ka thënë se luftimet kanë nisur pasi separatistët kanë refuzuar thirrjen për të dorëzuar armët.

Ai ka thënë se ka raporte për viktima në mes të trupave qeveritare dhe se separatistët kanë pësuar humbje të mëdha.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja do të punojë me aleatët për të vendosur kosto të reja për Rusinë, nëse Moska nuk përdor ndikimin e saj për të ndaluar dhunën separatiste në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG