Ndërlidhjet

Forcat e Irakut luftojnë për kontrollin e rafinerisë


Baji - foto arkivi

Baji - foto arkivi

Forcat e sigurisë së Irakut kanë luftuar me kryengritësit sunitë për kontrollin e rafinerisë më të madhe në vend, e cila ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Bagdadit.

Zyrtarët thonë se forcat qeveritare kanë nën kontroll rafinerinë, porse përleshjet me kryengritësit e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit janë duke vazhduar.

Megjithatë, televizioni Al-Arabiya ka transmetuar pamje që tregonin flamurin militant duke valuar në ndërtesë.

Baji, ku ndodhet rafineria, është në një territor që është marrë javën e kaluar nga kryenritësit sunitë.
XS
SM
MD
LG