Ndërlidhjet

Erdogan: Sulmet në Irak mund të vrasin civilë


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj militantëve islamikë në Irak mund të vrasin shumë civilë.

Iraku ka kërkuar nga SHBA-ja që të kryejë sulme ajrore kundër kryengritësve të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, të cilët kanë marrë kontrollin e disa qyteteve dhe territoreve në javët e fundit.

Erdogan ka thënë se sulmet ajrore mund të shkaktojnë shumë vdekje civile sepse “elemente të Shtetit Islamik të Irakut” janë të përziera me popullin.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, nuk është përgjigjur publikisht në kërkesën e Bagdadit për sulme ajrore.
XS
SM
MD
LG