Ndërlidhjet

Rasmussen: Mijëra trupa ruse mbeten në kufi


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se së paku disa mijëra trupa ruse ndodhen pranë kufirit lindor me Ukrainën.

Agjencia Reuters citon Rasmussenin të ketë thënë se ky është një hap për keqardhje.

Ai ka thënë se Rusia “duket se mban hapur opsionin për të ndërhyrë edhe më tej në Ukrainë”.

NATO-ja ka thënë më herët se Rusia ka tërhequr rreth dy të tretat e reth 40,000 trupave që kanë qenë të vendosura në rajonin kufitar.

Rasmussen ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të duhet të përgjigjet në mënyrë më të fuqishme nëse Rusia ndërhyn tutje.

Ai i ka bërë këto komente në Institutin Chatham të Londrës.
XS
SM
MD
LG