Ndërlidhjet

OSBE kontakton vëzhguesit e zhdukur në Ukrainë


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se ka vendosur kontakte me dy grupe të vëzhguesve politikë, të cilat janë zhdukur që tri javë në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i OSBE-së, Michael Bociurkiw, ka thënë se të dyja grupet janë në gjendje të mirë.

Bociurkiw ka thënë se akush nuk e ka marrë përgjegjësinë për personelin e zhdukur të OSBE-së dhe ka refuzuar të japë detaje të tjera.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se vëzhguesit e OSBE-së janë kapur nga kundërshtarët e armatosur të autoriteteve të Kievit.
XS
SM
MD
LG