Ndërlidhjet

OBI, i angazhuar në luftën anti-sektare


Militantë në Irak

Militantë në Irak

Oraganizata për Bashkëpunim Islamik (OBI), e cila përfaqëson mbi 1.5 miliard myslimanë në gjithë botën, ka konfirmuar angazhimin e saj për unitet në luftën kundër politikave “sektare”.

Anëtarët e OBI-t do të qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër politikave sektare dhe konfesionale, që kanë shkaktuar trazira në disa vende dhe kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e tyre, thuhet në deklaratën e lëshuar në fund të një takimi dyditor në qytetin Xhedah të Detit të Kuq.

Militantët sunitë, të udhëhequr nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti, kanë marrë nën kontroll disa qytete dhe territore të Irakut javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG