Ndërlidhjet

Ukraina, marrëveshje me BE-në më 27 qershor


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se ai do të nënshkruajë Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian më 27 qershor në Bruksel.

Refuzimi i kësaj marrëveshjeje nga regjimi i mëparshëm i Ukrainës ka çuar në shpërthimin e protestave të përgjakshme në nëntor, të cilat kanë pasuar me rënien e presidentit Viktor Yanukovych në muajin shkurt.

Poroshenko ka bërë njoftimin sot derisa ka prezantuar ministrin e ri të Punëve të Jashtme, Pavel Klimkin, para stafit të ministrisë.
XS
SM
MD
LG