Ndërlidhjet

Siria, vendi më i trazuar në botë


Siri
Siri
Siria ka tejkaluar Afganistanin si vendi më i trazuar në botë, sipas një studimi të ri.

Indeksi Global Peace shqyrton 22 tregues në 162 vende, përfshirë shpenzimet ushtarake, normat e vrasjeve dhe të vdekjeve në konflikte, mosbindjen civile dhe terrorizmin.

Sudani Jugor, Iraku, Somalia, Republika e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Pakistani, Koreja e Veriut dhge Rusia po ashtu janë radhitur dobët në indeks.

Indeksi është hartuar para dhunës së fundit në Irak.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë rënie, për shkak të sulmeve në Maratonën e Bostonit.

Raporti thotë se rritja e dhunës globale ka bërë që qeveritë e botës të shpenzojnë rreth 9.8 trilionë dollarë për t’u përballur me pasojat e dhunës.

Islanda ndodhet në krye të indeksit si vendi më i qetë dhe ndiqet nga Danimarka, Austria, Zelanda e Re, Finlanda, Kanadaja dhe Japonia.
XS
SM
MD
LG