Ndërlidhjet

Jahjaga dhe Farina flasin për veriun, zgjedhjet...


Prishtinë, 19 qershor 2014.
Prishtinë, 19 qershor 2014.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim komandantin e forcave paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, gjeneralin Salvatore Farina, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Mitrovicë dhe në komunat në veri.

“Komandanti i KFOR-it, gjenerali Farina e njoftoi presidenten Jahjaga me gjendjen aktuale në këto komuna të Kosovës, pas rivendosjes së barrikadës në urën në qytetin e Mitrovicës. Ai tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, kanë shtuar praninë e tyre në këtë pjesë të qytetit për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”, bën të ditur kumtesa nga Presidenca.

Jahjaga ka thënë se rivendosja e barrikadës në urën e Mitrovicës është e papranueshme dhe se njëkohësisht cenon lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.

Presidentja po ashtu ka thënë se qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb që jeton në pjesën veriore të vendit, përmes pjesëmarrjes së tyre edhe në zgjedhjet komunale të vitit 2013 dhe në ato të përgjithshme në qershor të këtij viti, kanë dëshmuar gatishmërinë për ndërtimin e një Kosove të përbashkët, demokratike dhe gjithëpërfshirëse, ku do të sundojë rendi dhe ligji dhe në të cilën nuk ka vend për barrikada.
XS
SM
MD
LG