Ndërlidhjet

SHBA: Kritikohen shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran


Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington
Pamje e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington
Disa ligjvënës amerikanë i kanë kritikuar abuzimet “madhore” të të drejtave të njeriut në Republikën Islamike të Iranit, përfshirë ekzekutimet dhe ndjekjen shtetërore të minoriteteve religjioze dhe homoseksualëve.

Këto kritika janë thënë sot gjatë dëgjimin në një nënkomitet të Kongresit për “Të arriturat shumë të këqia për të drejtat e njeriut në Iran” nën presidentin, Hassan Rohani, i cili në këtë post erdhi para afro një viti.

Ky dëgjim u bë derisa Irani, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore janë të angazhuara në bisedime, që synojnë gjetjen e marrëveshjes së qëndrueshme për programin e ndjeshëm atomik të Iranit.

“Të drejtat e njeriut nuk mundd të jenë nën hijen e negociatave për Iranin”, tha kongresmeni republikan, Ted Deuch.

Dëshmitarët që janë paraqitur në këtë seancë, përfshirë edhe një të burgosur politik iranian, thanë se situata e të drejtave të njeriut nuk është përmirësuar nën presidentin Rohani, i cili iranianëve u kishte premtuar më tepër të drejta dhe liri.
XS
SM
MD
LG