Ndërlidhjet

Abdullah kërcënohet me mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve


Abdullah Abdullah

Abdullah Abdullah

Kandidati presidencial në Pakistan, Abdullah Abdullah, thotë se ai nuk do t’i njohë votat e numëruara së fundit, meqë akuzat e tij për vjedhje masive, nuk kanë ndikuar në ndaljen e numërimit.

Ai dje ka kërkuar ndaljen e numërimit, pastaj që shefi i Komisionit të Pavarur Zgjedhor të shkarkohet dhe që Kombet e Bashkuara ta mbikëqyrin numërimin e votave.

Por, shefi i KPZ-së, Zia-ul-Kaq Amarkhali, tha sot se procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa procesin e numërimit e mbikëqyrin monitoruesit vendës dhe ndërkombëtarë. Ai tha se Komisioni i Pavarur Zgjedhor nuk punon për asnjërin prej dy kandidatëve.

Pritet që rezultatet e para të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, do të shpallen më 2 korrik.
XS
SM
MD
LG