Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Trupat amerikane nuk do të kthehen në luftë në Irak


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha sot se trupat e Shteteve të Bashkuara nuk do të kthehen për të luftuar në Irak.

Mëtutje, gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se po ndërmerren një varg masash lidhur me situatën në Irak, meqë sipas tij, grupet militante Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIL), paraqesin kërcënim për popullin e Irakut, rajonin dhe interesat e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama ka njoftuar se është shtuar siguria në Ambasadën amerikane në Bagdad, janë rritur përpjekjet e inteligjencës dhe do të shtohet mbështetja për Irakun.

Ai tha se një kontigjent i vogël i ushtarëve amerikanë, jo më tepër se 300 vetë, do të shkojnë në Irak, por atje nuk do të dërgohen trupa luftarake.

Obama thotë se “aksion preciz dhe i shënjestruar ushtarak mund të ndërmerret nëse dhe atëherë” kur kjo të duket e domosdoshme.
XS
SM
MD
LG