Ndërlidhjet

logo-print

Futboll: Anglia shumë afër eliminimit


Pamje nga takimi Greqi - Japoni

Pamje nga takimi Greqi - Japoni

Kombëtarja e Anglisë është shumë afër eliminimit nga Kampionati Botëror i Futbollit, që po zhvillohet në Brazil, pasi e pësoi edhe disfatën e dytë në Grupin D.

Uruguaji fitoi me rezultat 2:1 kundër Anglisë, në ndeshjen e zhvilluar në Sao Paolo, mbrëmë vonë.

Më herët, Kolumbia e arriti fitoren e dytë në Grupin C, pasi e mundi Bregun e Fildishtë me rezultat 2:1. Me këtë fitore, Kolumbia pothuajse e siguroi kualifikimin në garat e mëtejshme.

Në takimin tjetër të Grupit C, Greqia dhe Japonia dolën baras me rezultat 1:1.
XS
SM
MD
LG