Ndërlidhjet

Ukrainë: Raporte për luftime të ashpra në pjesën lindore


Militantët prorusë në rrugët e një fshati në rajonin Donjeck
Militantët prorusë në rrugët e një fshati në rajonin Donjeck
Raportohet se në pjesën lindore të Ukrainës ka pasur luftime të ashpra ndërmjet forcave të qeverisë dhe separatistëve prorusë.

Duket se luftimet ishin të përqendruara rreth fshatrave Krasni Liman dhe Jampli, në rajonin Donjeck.

Agjencia Reuters, duke u bazuar në një burim, ka njoftuar se ishin të involvuar afro 4 mijë separatistë, derisa këmbësoria e Ukrainës ishte mbështetur nga afro 20 tanke, artileri dhe makina të blinudara.

Komandanti i lartë i kryengritësve, Igor Strelkov, ka raportuar për “humbje të rënda” në pajisje dhe armatim në mesin e separatistëve.

Nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz të forcave qeveritare.

Luftimet shpërthyen dje herët në mëngjes, pasi kryengritësit refuzuan t’i ulin armët, sipas planit të paqes të propozuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Në këtë plan përfshihej edhe armëpushimi i njëanshëm nga forcat e qeverisë dhe amnisti për separatisët, por me kusht që ata t’i ulin armët e tyre.
XS
SM
MD
LG