Ndërlidhjet

AI: KS i OKB-së ka dështuar ta ruaj paqen dhe sigurinë


Organizata Amnesty International e ka kritikuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se në mënyrë “spektakulare ka dështuar” ta ruaj paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në deklaratën e sotme, të Ditën Botërore të Refugjatëve, ky grup me seli në Londër ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të “veprojnë në mëynrë më të vendosur për mbrojtjen e civilëve”.

AI tha se “përgjigjet e vonuara ose joefektive” të Këshillit të Sigurimit ndaj konflikteve në zhvillim në Siri, Irak, dhe në vendet e tjera, kanë lejuar që dhuna të shtohet dhe “komunitete të panumërta të shkatërrohen”.

Amnesty International e ka kritikuar Rusinë dhe Kinën, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, për bllokimin e “çfarëdo aksioni domethënës” në Siri dhe për kontributin e tyre të dobët për krizën globale të refugjatëve.

Sipas këtij grupi, vendet në zhvillim po e “bartin barrën” kryesore të krizës, ndërsa Irani dhe Pakistani janë në mesin e vendeve me më së shumti refugjatë.
XS
SM
MD
LG