Ndërlidhjet

SHBA: Shkencëtarët mund të jenë të infektuar me antraks


Ilustrim

Ilustrim

Afro 75 shkencëtarë në në një laborator të Shteteve të Bashkuara në Atlantë, mund të jenë infektuar me bakterie të gjallë të antraksit.

Qendra amerikane për sëmundje dhe parandalim tha se problemi ndodhi kur mostra të bakteries, që ishin deaktivizuar krejtësisht, janë dërguar nga një laborator me biosiguri të lartë, në një tjetër me nivel më të ulët, që nuk ishte i paraparë për mbajten e mostrave të tilla.

Zyrtarë të qendrës thonë se rreziku nga ky infektim është i ulët, por afro 75 shkencëtarë po monitorohen dhe u janë dhënë antibiotikë si masë parandaluese.

Në vitin 2001, pesë njerëz vdiqën dhe 17 të tjerë ishin sëmurë nga letrat që përmbanin antraks.

Agjencia FBI për këto letra e fajësoi shkencëtarin, Bruce Ivins, i cili bëri vetëvrasje.
XS
SM
MD
LG