Ndërlidhjet

OKB: 51 milionë njerëz të zhvendosur nga luftat dhe krizat


Pamje e një kampi të refugjatëve brenda në Siri

Pamje e një kampi të refugjatëve brenda në Siri

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara thotë se numri i njerëzve që është dashur të largohen nga konfliktet dhe krizat, për të parën herë prej Luftës së Dytë Botërore, ka arritur në mbi 50 milionë.

Në raportin vjetor të trendeve, Komisariati i Lartë për Refugjatë i OKB-së (UNHCR) thotë se numri i përgjithshëm i njerëzve të zhvendosur në vendet e tyre ka arritur në 51.2 milionë, në fund të vitit 2013, që është për 6 milionë më tepër se vitin paraprak.

Ky raport i UNHCR-së është publikuar sot në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Sipas raportit, vetëm nga lufta civile në Siri janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre 9 milionë njerëz.

Vendet në zhvillim i kanë pranuar 86% të refugjatëve në gjithë botën.
XS
SM
MD
LG