Ndërlidhjet

Thaçi: Të solidarizohemi me ata që janë refugjatë


 Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se popullit të Kosovës i takon më së shumti, që të solidarizohet me ata që sot janë refugjatë nëpër botë.

Këto komente ai i ka bërë me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, që shënohet sot.

“Ne duhet të jemi krenar që përballuam me dinjitet dëbimin e madh të vitit 1999 dhe të kujtojmë të gjithë ata që na janë gjetur pranë në atë tragjedi”, tha Thaçi dhe ka shtuar se “populli ynë është mirënjohës ndaj vëllezërve tanë shqiptarë të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, që hapën dyert e tyre për të na pritur. Ne do jemi gjithashtu përjetë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera që ndihmuan refugjatët tanë në përballimin e asaj krize masive”.

Në një njoftim për media, zoti Thaçi citohet të ketë vërë në dukje "një dëshmi të rëndësishme të dalë prej tragjedisë së rëndë të dëbimit 15 vite më parë".

"Pothuaj të gjithë refugjatët kosovarë u kthyen me shpejtësi dhe pa më të voglin hezitim në atdhe menjëherë pas çlirimit të Kosovës", ka thënë kryeministri në detyrë, duke përmendur edhe frikën që ka ekzistuar për emigrimin masiv për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

"Çdo lloj paragjykimi që zvarrit më tutje liberalizimin e vizave të shtetasve të Kosovës është i pabazuar dhe i pandershëm”.
XS
SM
MD
LG