Ndërlidhjet

Ukrainë: Shtatë ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve


Rojet e separatistëve prorusë në afërsi të fshatit Krasny Liman në Donjeck
Rojet e separatistëve prorusë në afërsi të fshatit Krasny Liman në Donjeck
Autoritetet në Kiev thonë se shtatë ushtarë të saj janë vrarë në luftimet e ashpra me separatistët prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

Raportohet se luftimet ishin të përqendruara në fshatrat Krasny Liman dhe Jampil në rajonin Donjeck.

Autoritetet e Ukrainës thonë se 300 separatistë prorusë janë vrarë, megjithqë kjo e dhënë nuk mund të konfirmohet.

Komandanti i lartë kryengritës, Igor Strelkov, ka thënë se separatistët kanë pësuar “humbje të rënda” në pajisje dhe armatim.

Këto luftime po bëhen derisa presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, pritet ta shpallë planin për paqe, i cili, pos tjerash, siç raportohet, parasheh një zonë neutrale 10 kilometërshe në kufirin me Rusinë.
XS
SM
MD
LG