Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Kleriku i lartë shiit kërkon qeveri të re


Besimtarët shiitë në Irak e bartin portretin e al-Sistanit

Besimtarët shiitë në Irak e bartin portretin e al-Sistanit

Lideri shpirtëror i shumicës shiite në Irak, Ajatollah Ali al-Sistani, ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie “efektive” të re.

Mëtutje, në deklaratën e paraqitur nga një përfaqësues i tij, zoti al-Sistani tha se qeveria e ardhshme “duhet të hapë horizonte të reja kah e ardhmja më e mirë për të gjithë irakianët”.

Sipas tij, ekstremistët sunitë, të cilët kanë okupuar pjesë të madhe të territorit, duhet të përjashtohen nga Iraku, derisa nuk është vonë.

Konsiderohet se ekstremistët e kanë shfrytëzuar zemërimin e arabëve sunitë lidhur me perceptimin e tyre se janë të diskriminuar nga qeveria e udhëhequr nga shiitët në Irak.
XS
SM
MD
LG