Ndërlidhjet

Itali: Mbahet procesi i apelit të Berlusconit


Fotografi e kombinuar e Berlusconit dhe e vajzës me emrin Ruby që ishte përshkruar si prostitute e mitur nga prokurorët
Fotografi e kombinuar e Berlusconit dhe e vajzës me emrin Ruby që ishte përshkruar si prostitute e mitur nga prokurorët
Procesi i apelit të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, fillon sot në Romë, meqë ai është ankuar kundër vendimit për dënim se ka paguar për seks me një prostitute të mitur.

Vitin e kaluar, Silvio Berlusconi është dënuar me 7 vjet burg dhe ndalesë që të ketë detyrë publike, për shkak se ka pasur marrëdhine seksuale me një prostitute, në atë që sipas prokurorëve ishte përshkruar si pritje erotike në shtëpinë e tij luksoze.

Por, dënimi është pezulluar gjatë procesit të apelit.

Megjithatë, zoti Berlusconi tash është duke shërbyer në komunitet për një vit, pasi është shpallur fajtor për mashtrin taksash në muajin maj.
XS
SM
MD
LG