Ndërlidhjet

Papa: Legalizimi i drogës – eksperiment i dështuar


Papa Françesk
Papa Françesk
Papa Françesk thotë se legalizimi i drogës, siç është marihuana, është eksperiment i dështuar.

Këto komente u bënë derisa në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine zhvillohet debat për këtë çështje.

Gjatë një konference ndërkombëtare kundër drogës në Romë, Papa tha sot se “problemi i përdorimit të drogës nuk zgjidhet me droga”.

Ai, poashtu, e ka kritikuar trajtimin e varshmërisë nga droga me ilaçe siç janë metadoni, që është një praktikë e popullarizuar në shumë vende evropiane.

Vitin e kaluar në Urugaj të Amerikës Latine, parlamenti e ka legalizuar marihuanën.

Kjo lëvizje u bë pasi dy shtete amerikane, Kolorado dhe Uashington, poashtu, e kanë legalizuar përdorimin e marihuanës.
XS
SM
MD
LG