Ndërlidhjet

logo-print

Borchardt takoi kryetarët e veriut


Bernd Borchardt

Bernd Borchardt

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, Bernd Borchardt, ka takuar në Mitrovicën e Veriut kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, atë të Zveçanit, Vuçina Jankoviq, dhe të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

“Gjatë takimit u diskutuan çështjet, të cilat janë shqetësim i përbashkët lidhur me sigurinë e qytetarëve dhe sundimin e ligjit në Kosovën veriore, ndërsa Bernd Borchardt po ashtu shfrytëzoi rastin t’i informojë të tre kryetarët lidhur me mandatin e ri të misionit”, njofton EULEX-i.

“Qëllimi ynë i përbashkët është ta garantojmë sigurinë dhe mirëqenien e popullsisë dhe të ndërtojmë institucione të fuqishme të sundimit të ligjit për të mirën e qytetarëve vendas. Ky është një parakusht thelbësor për zhvillimin ekonomik në një ekonomi të tregut”, ka thënë Borchardt.
XS
SM
MD
LG