Ndërlidhjet

logo-print

Irak, luftime për rafinerinë dhe aeroportin


Irak

Irak

Militantët islamikë dhe forcat qeveritare në Irak kanë vazhduar luftimet për rafinerinë e naftës në Baiji dhe aerportin në Tal Afar.

Baiji, rafineria më e madhe e naftës në Irak, është e rrethuar nga rebelët, të cilët thonë se kanë uzurpuar edhe pjesë të mëdha të aeroportit të Tal Afarit.

Luftimet vijnë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të dërgojnë rreth 300 këshilltarë ushtarakë për të ndihmuar luftën kundër militantëve.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pritet të udhëtojë së shpejti në Irak, ku do të bëjë thirrje për një qeveri më përfaqësuese, duke shpresuar se kjo do të ulë tensionet midis sekteve rivale myslimane.
XS
SM
MD
LG