Ndërlidhjet

Ban kërkon embargo armësh ndaj Sirisë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që të vendosë embargo armësh ndaj Sirisë.

Duke folur në Nju Jork, ai ka thënë se fuqitë e huaja që furnizojnë Sirinë me armë, janë “të papërgjegjshme”.

“Siria sot është një shtet gjithnjë e më i dështuar”, ka thënë Ban.

“Unë i mirëpres kontaktet e fundit midis Iranit dhe Arabisë Saudite dhe shpresoj se do të ndalojnë konkurrencën shkatërruese në Siri, Irak, Liban dhe gjetkë”, ka shtuar shefi i OKB-së.
XS
SM
MD
LG