Ndërlidhjet

Poroshenko shpall armëpushim njëjavor


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka shpallur armëpushim të njëanshëm, i cili nis nga sot dhe zgjat një javë.

Poroshenko ka bërë njoftimin derisa ka biseduar me banorë të qytetit Svyatogorsk, në rajonin e Donjeckut.

Ministria e Brendshme e Ukrainës e ka cituar atë duke thënë se “aksioni luftues do të jetë vetëm i karakterit shpagues, nëse rebelët luftojnë forcat tona”.

Poroshenko ka thënë se armëpushimi i shkurtër është hapi i parë në planin e tij për fundin e konfliktit.
XS
SM
MD
LG