Ndërlidhjet

Riarrestohet Ukë Rugova


Rezidenca e familjes Rugova, shkurt 2014.

Rezidenca e familjes Rugova, shkurt 2014.

Me kërkesë të prokurorit të EULEX-it është riarrestuar sot në Prishtinë Ukë Rugova, vetëm disa orë pas lirimit me vendim të Gjykatës së Apelit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Tomë Gashi, avokat në çështjen penale kundër zotit Rugova.

Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, është arrestuar në fillim të muajit shkurt, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar.

Përveç Rugovës, nën të njëjtat dyshime janë arrestuar edhe 10 persona tjerë.
XS
SM
MD
LG