Ndërlidhjet

Policia e Kosovës: Nuk ka rrezik për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kosovës thotë se „nuk posedon informata të besueshme për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës apo të interesave të vendeve të tjera në Kosovë“.

Ky reagim i policisë vjen pas publikimit të një video-incizimi, ku udhëheqësit e organizatës Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit japin mesazhe kërcënuese ndaj Perëndimit, sidomos ndaj vendeve, shtetas të të cilave janë të angazhuar në konfliktin civil në Siri.

„Policia e Kosovës siguron qytetarët se konform zhvillimeve apo shqetësimeve të sigurisë që mund të ngrihen, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient sa më të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftimin e Policisë.
XS
SM
MD
LG