Ndërlidhjet

logo-print

Paralajmërohen sanksione të reja ndaj Rusisë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Gjermanisë, kanë thënë se Rusia përballet me rrezikun e sanksioneve të reja nga perëndimi nëse dështon që të qetësojë situatën në kufirin me Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Barack Obama, ka folur ndaras me presidentin francez, Francoise Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Liderët kanë folur në kohën kur janë ngritur shqetësime të reja rreth aktiviteteve ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se ka informacione që Rusia ka mbledhur tanket dhe artilerinë në një zonë ku dyshohet se po furnizon separatistët pro rus që po luftojnë në Ukrainë.

Më 20 qershor, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka urdhëruar armëpushim shtatë ditor në luftimet kunder separatistëve pro rus, por gjithashtu ka paralajmëruar se ata do përballen me vdekjen nëse nuk e shfrytëzojnë këtë kohë që të dorëzojnë armt.

Në Moskë, armëpushimin e konsiderojnë më shumë si ultimatum se sa një ofertë për paqe.
XS
SM
MD
LG