Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 3 ushtarë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë një sulmi të talibanëve në Afganistan.

Forcat e NATO-s në këtë shtet kanë njoftuar se sulmi ka ndodhur në krahinën e Helmandit më 20 qershor dhe se ai është kryer me mjet shpërthyes. Gjatë sulmit është vrarë edhe një qen ushtarak.

Militantët e talibanëve më vonë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi i fundit i madh që përfshinë trupat e NATO-s ka ndodhur para 10 ditësh, ku pesë ushtarë amerikanë janë vrarë.

Forcat e NATO-s do ta përfundojnë misionin luftarak në Afgansitan në fund të këtij viti, duke e lënë policinë dhe ushtrinë afgane si përgjegjëse të plotë për t'u përballur me kryengritjen e talibanëve.
XS
SM
MD
LG