Ndërlidhjet

Egjipt: Konfirmohet dënimi me vdekje ndaj Badie


Fotografi arkivi e liderit të "Vëllazërisë Myslimane", Muhammad Badie
Fotografi arkivi e liderit të "Vëllazërisë Myslimane", Muhammad Badie
Një gjykatë egjiptiane e ka konfirmuar të shtunën vendimin e dënimit me vdekje të liderit të “Vëllazërisë Myslimane” që tashmë konsiderohet organizatë e jashtëligjshme.

Vendimi i ri e konfirmon edhe verdiktin kundër 196 përkrahësve të kësaj organizate, raporton Reuters.

Vendimi u bë publik dy muaj pasi rastin kundër Mohamed Badie të “Vëllazërisë Myslimane” e kanë drejtuar te autoriteti më i lartë fetar në këtë shtet, më sakt te Myftiu, që konsiderohet edhe hapi i parë drejt një dënimi me vdekje.

Badie përballet me një tjetër rast të ndarë ku gjithashtu mund të përballet me dënim me vdekje.
XS
SM
MD
LG