Ndërlidhjet

Shërbimi kufitar ukrainas ka njoftuar se separatistët pro rus i kanë sulmuar dy postblloqe kufitare në rajonin lindor të Donjeckut.

Sulmet janë bërë megjithë armpushimin e një anshëm të shpallur nga presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

Agjencia shtetërore ukrainase ka thënë se gjashtë ushtarë kufitar janë plagosur gjatë sulmeve që janë kryer gjatë natës.

Poroshenko e ka shpallur armëpushimin një javor gjatë një vizite në rajonin e Donjeckut më 20 qershor.

Një komunikatë e publikuar me këtë rast thotë se armpushimi e ka për qëllim që t’iu jap separatistëve kohë për tu çarmatosur, por jo nuk do të thotë që ushtria ukrainase nuk do i përgjigjet agresionit.

Poroshenko gjithashtu e ka prezantuar një plan që përfshinë krijimin e një tampon zone prej 10 km përgjatë kufirit Ukrainë Rusi dhe do të krijoj edhe dalje të sigurt për luftëtarët e huaj.

Disa komandantë separatistë e kanë hedhur poshtë menjëherë planin, derisa Rusia e ka përshkruar si ultimatum se sa një ofertë për paqe.
XS
SM
MD
LG