Ndërlidhjet

Kleriku shiia kërkon qeveri të re irakiane


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Lideri shpirtëror i shumicës shiite irakiane ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie të re “efektive”.

Ayatollah Ali al Sistani, përmes një mesazhi të bërë publik nga përfaqësuesit e tij, ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të hap horizonte të reja drejt një të ardhme më të mirë për të gjithë irakianët,

Abdul-Mahdi al-Karbalaie, duke folur në emër të Sistanit, ka thënë se ekstremistët sunni që kanë marr nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të territorit duhet të largohen nga Iraku para se të bëhet shumë vonë.

Sipas tij, ekstremistët kanë keqpërdorur zemërimin e arabëve sunni për atë që konsiderohet si diskrimin i tyre nga qeveria që udhëhiqet nga shiiat.
XS
SM
MD
LG