Ndërlidhjet

Kryeprokurori polak i gatshëm të jap dorëheqje


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Prokurori i Përgjithshëm i Polonisë ka thënë se është i gatshëm që të jap dorëheqje pasi zyrtarët e sundimit të ligjit bastisen zyret e një reviste në përpjekje për të konfiskuar disa regjistrime sekrete që kanë turpëruar zyrtarë të lartë të shtetit.

Prokurorët, agjentët e brendshëm dhe policia e kanë bastisur revistën politike “Wprost” të mërkurën pasi kjo e fundit publikoj biseda private të regjistruara në mes të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Bastisja ka tmerruar mediat dhe opozitën të cilët kanë thënë se liria e të shprehurit në Poloni është në rrezik.

Bisedat e publikuara përfshijnë atë në mes të shefit të bankës qëndrore, Marek Belka dhe ministrit të brendshëm, Bartlomiej Sienkievicz në të cilën bëheshin plane si të ndihmohet qeveria që të evitojë humbjen e zgjedhjeve.

Kryeministri polak, Donald Tusk po përballet me thirrjet e opozitës që të pezullojë disa ministra, ndërsa është e mundshme që të mbahen edhe zgjedhje të reja.
XS
SM
MD
LG