Ndërlidhjet

Bullgaria fillon vlerësimin e dëmeve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Të reshurat e shumta që shkaktuan vërshime të mëdha në Bullgari gjatë kësaj jave morrën jetën e 12 personave, ndërsa janë shkatërruar disa pjesë të qytetit bregdetar të Varnës.

Vërshimet i kanë shkaktuar dëme të mëdha bujqësisë, njoftojnë autoritetet, raporton Reuters.

Qeveria ende po kalkulon dëmin e plotë që lanë pas vërshimet e kësaj jave në pjesën lindore dhe qëndrore të Bullgarisë.

Rreth 1 mijë turistë rumunë kanë mbetur të bllokuar në Albena, njofton në anën tjetër ministria e jashtme e Rumanisë.

Kjo zonë turistike është mjaft e pëlqyer edhe nga turistët rusë, ukrainas, bellorus dhe gjermanë.

Ekonomia bullgare ka shënuar rritje prej 1.2 për qind gjatë qerekut të parë të këtij viti, por jostabiliteti politik i muajve të fundit raportohet se ka larguar investitorët e huaj.
XS
SM
MD
LG