Ndërlidhjet

logo-print
Papa Françesku e ka sulmuar një nga grupet më të rrezikshme mafioze në Itali, duke e quajtur si shembull të “adhurimit të djallit”, ndërsa ka shtuar se ‘mafiosi’ janë të përjashtuar nga kisha.

Papa ka folur për grupin kriminal ‘Ndrangheta’ të cilën e ka akuzuar me fjalë shumë të rënda, po aq të rënda sa edhe Papa Gjon Pali II kur e akuzoj mafian italiane në vitin 1993.

“Ata që gjatë jetës së tyre ndjekin rrugën e djallit, siç bëjnë mafiozët, nuk janë në lidhje shpirtërore me Zotin. Ata janë të përjashtuar nga kisha”, ka thënë Papa Françesku gjatë paraqitjes në meshën e mbajtur para mijëra njerëzve në një zonë të jugut të Italisë.
XS
SM
MD
LG