Ndërlidhjet

logo-print

E gjejnë të dhunuar dhe të varur në pemë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Policia pakistaneze njofton se një vajzë 21 vjeçare është dhunuar dhe varur në një pemë në krahinën lindore të Punxhabit.

Policia gjithashtu thotë se i dashuri i viktimës e ka pranuar krimin edhe të dhunimit edhe të vrasjes, dhe se ai tashmë është arrestuar.

Dyshohet se dy bashkëpunëtorë në këtë krim janë në arrati.

Sipas hetuesve, femra është dhunuar dhe më pas është ngulfatur deri në vdekje.

Më pas, për tu dukur sikur ajo ka bërë vetvrasje, trupi i pajetë i vajzës është varur në pemë.

Incidenti ka ndodhur më 19 qershor, mirëpo në polici është raportuar një ditë më vonë kur banorët e zonës ku ka ndodhur krimi e kanë gjetur vajzën e varur në pemë.
XS
SM
MD
LG