Ndërlidhjet

Njëherë armiq, tash partner në diplomaci


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Associated Press raporton se për vite të tëra Irani ka qenë një prej armiqëve më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara.

Por, tash, me aleancat e turbullta në Lindje të Mesme, këto dy vende janë duke biseduar se si të ndalojnë ofenzivën e kryengritësve të Al Kaidës në Irak.

Si është e mundur që dy armiq të përbetuar që nuk i kanë besuar njëri tjetrit për 35 vjet të bashkëpunojnë për Irakun sot?

Në Luftën Civile të Sirisë, SHBA-të e përkrahin opozitën. Irani e përkrah presidentin sirian, shkruan më tej AP.

SHBA-të e konsiderojnë Iranin “një shtet që e sponzoron terrorizmin”.

Associated Press rikujton se SHBA-të gjithashtu e kanë kërcënuar Iranin me veprime ushtarake nëse Irani bën përpjekje që të ndërtojë armatim bërthamor.

Sidoqoftë, vlerëson agjencia amerikane e lajmeve, SHBA-të dhe Irani tani janë më të angazhuara diplomatikisht se sa kanë qenë për vite të tëra.
XS
SM
MD
LG