Ndërlidhjet

Operacion masiv kërkimi për ushtarin vrasës


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ushtria e Koresë së Jugut ka nisur një operacion masiv të kërkimit të një pjesëtari të saj që vrau pesë ushtarë.

Ushtari gjuajti me armë zjarri drejt ushtarëve të tjerë në një pikë kontrolli në seksionin lindor të kufirit me Korenë Veriore, mbrëmjën e së shtunës.

Sulmi i ushtarit vrau pesë kolegë të tij dhe plagosi shtatë të tjerë.

Një nga zëdhënësit e ushtrisë ka thënë se ushtari në fjalë ka ikur së bashku me një pushkë dhe një grumbull municioni.

Ushtria koreano jugore e ka formuar një ekip special për ta hetuar incidentin.
XS
SM
MD
LG