Ndërlidhjet

logo-print

Vriten dy palestinezë në Bregun Perëndimor


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Mjekët thonë se trupat izraelite kanë vrarë dy palestinezë në Bregun Perëndimor të dielën derisa Izraeli po e vazhdon operacionin ndaj grupit islamik, Hamas, të cilin e akuzon për kidnapimin e tre të rinjëve izraelitë.

Të dy viktimat janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat izraelite.

Njëri nga viktimat është qëlluar për vdekje gjatë natës në Ramallah, ndërsa viktima e dytë është vrarë në një kamp refugjatësh në afërsi të Nablusit.

I riu izraelit, Gil Ad Shaer, dhe qytetari amerikano-izraelit, Naftali Fraenkel, të dy 16 vjeçar si dhe Eyal Yifrah, 19 vjeçar, konsiderohen të zhdukur në afërsi të një ndërtimi izraelit nga 13 qershori.

Hamasi deri më tash nuk e ka konfirmuar e as mohuar përfshirjen e saj në zhdukjen e këtyre të rinjëve.

Para lindjes së djellit, sot, Izraeli ka kryer dy sulme ajrore në katër zona të Rripit të Gazës që kontrollohet nga Hamasi, pasi militantët sulmuan Izraelit me tri raketa një ditë më parë.

Nuk është raportuar asnjë viktimë në të dyja anët.
XS
SM
MD
LG