Ndërlidhjet

PK, EULEX-i, KFOR-i, sigurojnë protestën në Mitrovicë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Protesta e paralajmëruar për sot në orën 15 në pjesën jugore të Mitrovicës, do të sigurohet nga Policia e Kosovës, EULEX-i, dhe ushtarët e KFOR-it.

Kështu është bërë e ditur përmes një deklarate të përbashkët të tri këtyre organizatave, duke thënë se kjo po bëhet “me qëllim që t’i lejohet popullatës që përmes protestës legjitime të shprehë opinionin e vet hapur, në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

SIpas komunikatës, Policia e Kosovës si zakonisht do të jetë reaguesi i parë, më pas vjen policia e EULEX-it dhe në fund si reagues i tretë do të jetë KFOR-i.

“Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFORI-i do të sillen me vendosmëri dhe pa ndikim për të krijuar mundësinë që t’iu lejohet demonstruesve të sillen në mënyrë të sigurtë dhe demokratike”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG